Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla u pyet për pezullimin e fondeve të IPARD II nga BE nën dyshimin e abuzimit. Ajo theksoi se për këtë çështje do të flasë drejtësia ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë për pezullim por për lënie në pritje të tyre.
“Në raport me fondet IPARD të fillojmë nga fakti që të katër masat, katër programet brenda IPARD II në këto pesë vitet e fundit e kanë transformuar ekonominë bujqësore dhe kanë sjellë një rezultat shumë pozitiv. Ne kemi rritur eksportet me 3.5 herë dhe nuk mund të rritet kjo me skemat kombëtare. Eksportet me 3.5 herë nuk mund të rriteshin nëse nuk do të ishte mbështetja e IPARD II. Ne do të presim drejtësinë të flasë. Në perspektivën e shifrave vendosa pilarin e çfarë kanë realizuar 500 kontratat e kontraktuara. Gati 85 milionë euro të kontraktuara dhe 63 milionë të disbursuara janë aty, janë kontrata që prodhojnë këtë konsiderim të eksportit në 3.5 herë në rritje.
Duhet të ndajmë dy elementë, njëri element që do të jetë subjekt i drejtësisë dhe vetëm kur të flasë për të gjithë terminologjinë që përdorët, si përfaqësuese e një institucioni që ka marrë detyra për një proces që e mban ‘on hold’ dhe nuk është pezullim, është lënie në pritje. E njëjta terminologji përdoret edhe në progres raport, që komisioneri, nëpërmjet drejtorisë së bujqësisë të KE, ka adresuar lënien në pritje për IPARD 3, i cili ka 9 nëntë programe, kërkon një institucion zbatues më të fortë, që të mësojë nga gabimet në IPARD 2 dhe të bëhet gati për 3-shin. Ne jemi në një plan pune që do ta dorëzojmë në dhjetor në këtë organizatë dhe këtë ndryshim që pritet ta realizojmë nëpërmjet masave që do të marrim së brendshmi do të duhet të na e certifikojnë për të vijuar më tej me akreditimin e nëntë nënprogrameve të IPARD 3.
Çfarë nuk ka vijuar për 2023 është që një fond që disbursohej në mënyrë tre mujore për shumën e cila është pjesë e kontraktuar dhe që duhet të vijojë në disbursim është një proces që ndodh si masë paraprake dhe për tre mujorin e dytë dhe të tretë, kjo shumë nuk do të hyjë në thesarin e fondeve për të cilin ne disbursojmë dhe është një masë paraprake që është marrë jo vetëm në Shqipëri kur ka pasur raste të dyshimit për disa kontrata. Ne nuk mund të themi sot sa kontrata, do ta thotë drejtësia por dimë që ka një diskutim që ndodh por ndërkohë nuk mundemi të nënvlerësojmë të 500 kontratat, të gjithë angazhimin në 63 milionë euro dhe po jep rezultatet në këtë prodhim eksporti.”, tha Denaj./abcnews.al