Durrës/ Makina përplas policin në vijat e bardha

schedule19:35 - 30 Nëntor, 2023

schedule 19:35 - 30 Nëntor, 2023

Një polic është përplasur nga një automjet pasditen e së enjtes në Furrës. Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë të qytetit bregdetar.

Një automjet ka përplasur policin, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët. Polici ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!