Sulmi në vitin 1975, pse nuk u godit anija jugosllave? Meçollari: U dha urdhër për të mos përshkallëzuar konfliktin

schedule20:57 - 29 Nëntor, 2023

schedule 20:57 - 29 Nëntor, 2023

Emisioni “Real Story” transmeton për herë të parë dokumentarin e sulmit ndaj peshkarexhës shqiptare nga jugosllavët më 15 dhjetor 1975. Nga sulmi i jugosllavëve, humbi jetën kapiteni shqiptar Fran Ivanaj. Nga hetimet rezultoi se anija nuk kishte shkelur vijën detare.

Kapiteni Artur Meçollari deklaroi se u dha urdhër që anija jugosllave të mos sulmohej, që të mos kishte përshkallëzim të konfliktit.

Meçollari u shpreh se pati negociata dhe jugosllavët e pranuan se peshkarexha kishte qenë në ujërat territoriale shqiptare.

“Kjo do të ndërlikonte më shumë situatën. Futja në luftim ose në goditje e dy anijve ushtarake, përbën precedent më të rëndë se sa goditja e një peshkatoreje dhe kjo mund të çonte në një përshkallëzimin e situatës. Qveria shqiptare dhe jugosllave nuk kishte interes për hyrjen në një konflikt ushtarak. Peshkatorja nuk është anije ushtarake, e cila mund të reagojë. Përdorimi i një anije ushtarake, do të përshkallëzonte situatën midis dy vendeve. Sipas dëshmitarëve, thuhet që Mehmet Shehu e ka marrë urdhrin nga Enver Hoxha që të mos goditet. Kjo do të ishte një gabim në atë moment sepse do të përshkallëzonte më shumë situatën. Zgjidhja erdhi më mbrapa. Ka pasur bisedime, u ngrit komision dy palësh për verifikimin e situatës dhe në fund, u provua dhe pala jugosllave e pranoi që kishte qenë në ujërat shqiptare.

Në terren, deri në vendin e ngjarjes, ka qenë edhe një përfaqësues i amabsadës jugosllave. Vendndodhja është përcaktuar nëpërmjet reatës që ngeli në fund të detit. Pra, peshkatorja, përpara se të largohej, preu tratën, dhe vendndodhja e tratës përcaktoi edhe vendndodhjen se ku kishte ndodhur ngjarja. Trata tregoi se ngjarja kishte ndodhur në ujërat shqiptare. Ata e pranuan që e kishin gabim”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!