“Kitesurf” është një nga sportet që po përqafohet nga të rinjtë. Një grup prej pesë të rinjsh kanë zgjedhur të kremtojnë Ditën e Çlirimit me KITESURF, në Vlorë.
Ky sport përtej adrenalinës që të bën të përjetosh ka edhe rrezikshmërinë e tij, pasi është një nga sportet që ushtrohet në një kohë me mot të keq dhe me erëra të forta.
Për gazetarin Elton Nika, të rinjtë kanë rrëfyer se kanë zgjedhur Vlorën për të festuar edhe Ditën e Çlirimit.
“Ne ushtrojmë gjatë gjithë bregut të detit, por Vlora është më e preferuara jonë. Ky është sporti i adrenalinës”, kanë treguar të rinjtë.
/abcnews.al/