Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediat britanike: Mijëra shqiptarë dolën në rrugë për festën e Pavarësisë, disa u arrestuan pasi shkaktuan kaos

schedule09:29 - 29 Nëntor, 2023

schedule 09:29 - 29 Nëntor, 2023

LONDËR– Mijëra shqiptarë kanë zbritur mbrëmë në qendër të Londrës për të festuar ditën e pavarësisë. Rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turm , që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarrë.

Disa njerëz u panë duke valëvitur flamuj teksa qëndronin nëpër çatitë e automjeteve në lëvizje, ndërsa trafiku i rregullt në përpjekje për të kaluar nëpër kryeqytet u ndal pasi tubimi shkaktoi mbylljen e rrugëve, shkruajnë mediat britanike. 

Policia Metropolitane konfirmoi se arrestoi shumë njerëz pasi disa hodhën fishekzjarrë, ndërsa të tjerë dyshohet se hodhën shishe drejt oficerëve, raportojnë mediat angleze./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!