Nesta: Milan në vështirësi, pankina si një “kurth”

schedule14:30 - 15 Tetor, 2019

schedule 14:30 - 15 Tetor, 2019

Ish-mbrojtësi i Milanit, tani trajner i Frozinones, Alessandro Nesta ka dhënë një intervistë për Calciomercato.com duke shprehur mendimin e tij për situatën aktuale të kuqezinjve. Ai e krahason ‘San Siro’-n si një ‘kurth vdekjeje’ për trajnerët.

Që nga largimi i Allegri-t në 2014, Milani ka ndërruar 8 trajnerë, diçka e pazakontë për një klub të tillë. “Duhet ta pranojmë që kohët e fundit klubi ka qënë në vështirësi. Ish-trajnerët unë i kam patur shokë skuadre. Disa kanë bërë mirë, disa pak më pak dhe, pak a shumë, pankina ka qenë si një kurth.”- deklaron Nesta.

“Unë mendoj se dyshja Maldini-Boban është e duhura për Milanin. Vetëm koha do të tregojë nëse i gjithë ky transformim i kuqezinjve do të funksionojë apo jo”- thekson 43-vjeçari. Këtë të dielë Milani pret Lecce-n në ‘San Siro’, ku pritet të jetë dhe debutimi i Stefano Piolit në pankinën e “Djallit”. /abcnews.al