Fillon takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel

schedule10:03 - 28 Nëntor, 2023

schedule 10:03 - 28 Nëntor, 2023

Në selinë e NATO-s në Bruksel sot fillon takimi dyditor i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Aleancës, ku, siç është paralajmëruar, një nga temat do të jetë situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi të hënën se temat kryesore të takimit do të jenë çështjet urgjente të sigurisë që përfshijnë situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, situatën në Lindjen e Mesme, veçanërisht në kontekstin e armëpushimit aktual midis Izraelit dhe Hamasit, situata në Ukrainë, si dhe sfidat e sigurisë kur bëhet fjalë për Kinën.

/abcnews.al