EMRAT/ Falsifikuan dokumente, dy të arrestuar, mes tyre edhe një punonjës i DRSHTRR Elbasan

schedule10:22 - 28 Nëntor, 2023

schedule 10:22 - 28 Nëntor, 2023

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim. Rodrigo Lulaj punonjës i DRSHTRR Elbasan dhe 38-vjeçari Mariglen Zanuni, në bashkëpunim me 2 shetas të tjerë të vënë në pranga, kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qira, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”, dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapen dhe vunë në pranga 25 vjeçarin, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni. Në pranga dhe një 38-vjeçar, i cili bashkëpunoi me 3 shtetasit tashmë të vënë në pranga, për shitjen e 3 automjeteve që i morën me qera, të cilave i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!