Shqiptarët kanë filluar të udhëtojnë përtej Evropës, duke zbuluar destinacione edhe të largëta, si në Azi apo Afrikë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lindi Sadriu, një investitor dhe konsulent në çështjet e investimeve të huaja, deklaroi se në vitin 2008, pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndodhej në Mianmar dhe në një nga plazhet e këtij shteti, pa flamurin e Kosovës.
“Kjo është nga Bali Beach. Këtu kam qenë në një vizitë pune në Birmani, Mianmar. Flamuri ishte aty. Unë dal në mëngjes, po bëja vrapin e mëngjesit, shoh këtë flamur. Flamuri australian dhe i Kosovës. Thashë, jo, nuk do të ndalem sepse nuk dua të besoj. Bëra xhiron, u ktheva, po dal prapë pasdite ta shikoj. Kjo është në prill ose maj 2008, pak muaj pas shpalljes së pavarësisë. Unë po ndalem dhe e pyes këtë djalin, kjo çfarë është? Tha, ky është flamuri më i ri në botë. I thashë prej cilit shtet është? Është në Evropë tha, është Kosova, ma ka dhënë një turist amerikan. Këtu ishin vitet kur turizmi po hapej dhe po merrte një trajtë të çuditshme në Mianmar. Kjo është një foto që më ka mbetur, po shikoja flamurin e Kosovës.
Ndërkaq, autorja e programit “Check in”, Albana Nanaj tha se kishte vizituar Kamerunin dhe tregoi historinë e një shqiptari që jetonte në shtetin afrikan.
“Në Kamerun. Punonte në një furrë buke. Kishte një histori. Ishte nga Tepelena. Dajot e tij nga Greqia kishin punuar për një firmë greke, në një furrë buke, pastiçeri. Dajat ishin shpërngulur në Austri dhe kishin çuar nipin për të punuar aty. Ishte i tanishëm sepse kishte jetuar në Shqipëri. Edhe në Honolulu gjetëm familje shqiptare.”, tha Nanaj./abcnews.al