Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur pasi erërat e forta dhe shirat e dendur përmbytën rajonet jugore të Rusisë përgjatë bregut të Detit të Zi.
Fatkeqësia natyrore ka prekur deri më tani Krimenë, Sevastopolin dhe Krasnodarin, por përkeqësimi i kushteve të motit pritet në rajonet e Stavropolit, Astrakhanit, Volgogradit dhe Rostovit, si dhe në Kabardino-Balkaria dhe Osetia-Alania e Veriut.
Stuhitë që kanë përfshirë Detin e Zi nga e premtja ka lënë më shumë se 1.9 milionë banorë pa energji elektrike. Në mesin e rajoneve që po përballen me mungesë të energjisë elektrike janë dhe rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia.
/abcnews.al