Kushtetuta “25 vjeç”, Jordan Daci: Shënoi ndarjen e Shqipërisë nga e shkuara, ka ende sfida përballë!

schedule13:48 - 27 Nëntor, 2023

schedule 13:48 - 27 Nëntor, 2023

Juristi, Jordan Daci në një intervistë në “Tirana Live” u shpreh se Kushtetuta nuk është respektuar siç duhet. Gjatë intervistës, Daci nënvizoi edhe sfidat me të cilat përballet ende Kushtetuta.

“Gjykata Kushtetuese është roja e Kushtetutës zyrtare, por nga koha kur shkelet jo gjithmonë mund të zhbëhen dëmet. Pra ka nevojë për respektim të Kushtetutës”, tha ai.

Gjithashtu Daci shtoi se Kuvendi do të duhet të rrisë standardet dhe të kthehet në një barrierë për këdo që tenton të shkelë Kushtetutën.

“Pavarësisht historikut të saj, krijoi kushtet të nevojshme për një shtet më t ë konsoliduar dhe funksionimin e një shteti të së drejtës. Rrugëtimi i Kushtetutës nuk ka qenë kaq i thjeshtë, megjithatë mendoj që legjislaturat e mëparshme arritën të ndryshojnë disa herë dhe këto ndryshime përjashto ato të vitit 2016 praktikisht prishën ekuilibrat. Por mendoj që është një akt i rëndësishëm që shënoi ndarjen e Shqipërisë nga e kaluara. Por nuk mendoj që Kushtetua jonë është respektuar siç duhet, pasi edhe në retorikën politike shpesh është në një  qasje jo normale, pasi shprehen pa respektin e duhur ndaj rregullave të Kushtetutës. Sulmi ndaj sistemit të drejtësisë, apo kritika ndaj Gjykatës, padyshim që kontribuon për një klimë jo të favorshme. Sfida numër një e Kushtetutës është ajo që u bë në 2016 për sistemin e Vettingut, të zhbëhen të gjitha efektet pasi një pjesë e ndryshimeve të 2016 janë paraparë të jenë të përkohshme. Së dyti Shqipëria ka përpara çështje të hapura siç është mos mbyllja për ndarjen territoriale, pasi ka nevojë për tu paraparë raportet mes ekzekutivit dhe ligjvënësit, por edhe çështja e sistemit zgjedhor, por që minimalisht do të duhet të shkojmë drejt listave të hapura. Pjesa tjetër sigurisht që është Kushtetutë moderne dhe cilësore, por duhet të respektohet. Ka akoma çështje që herët apo vonë do të duhet të marrin përgjigje:, u shpreh ai.

Sa i përket diskutimeve për ndryshimet Kushtetuese, juristi Daci nuk i vlerëson si serioze pasi sipas tij asnjë palë nuk ka shfaqur seriozitet, ndërsa shton se është një çështje që mbetet për t’u diskutuar.

“Çështjet sa i përket sistemit zgjedhor duhet të rishikohen. Deputeti mendoj që nuk duhet të përcaktohet nga kryetari i partisë, por të zgjidhet nga populli. Edhe ndarja territoriale gjithashtu është po kaq e rëndësishme. Pra duhen zhbërë gabimet që janë bërë dhe për të përshtatur disa situata diskutimi dhe miratimi i tyre, pse jo të shtrohet deri në Referendum. Ne jemi në demokracitë e vetme, ku demokracia e drejtpërdrejtë është inekzistente ”, ka thënë ndër të tjera Daci.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!