I akuzuar për ngacmim seksual dhe kanosje, burg “maniakut” në Tiranë

schedule12:17 - 27 Nëntor, 2023

schedule 12:17 - 27 Nëntor, 2023

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Marash Gjoklajn, që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje. I riu që në rrethana të dyshimta sapo kishte dalë nga burgu për vepër të ngjashme penale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denoncua nga një 19-vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës.

Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20 vjeçare në “Rrugën e Dibrës”. Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet.

Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht. Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!