Çështja e emigracionit, 6 ministra të Brendshëm të BE-së do të takohen sot në Hungari

schedule11:11 - 27 Nëntor, 2023

schedule 11:11 - 27 Nëntor, 2023

Ministri i Brendshëm hungarez Sandor Pinder mirëpret sot homologët e tij nga Gjermania, Austria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia për të diskutuar përpjekjet e tyre për të menaxhuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikantët.

Shumë vende kanë future në fuqi përkohësisht kontrollet kufitare për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në territorin e tyre. Bisedimet e sotme do të zhvillohen në qytetin Szeged, pranë gardhit që Hungaria ndërtoi në vitin 2015 në kufirin e saj me Serbinë.

Ndërkohë, Gjermania ka shënuar numrin më të lartë të emigrantëve që nga kriza e emigracionit në vitin 2015.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!