Agjentët civilë të policisë së Tiranë kanë kapur mat dy të rinj në derën e një shkolle teksa përpiqeshin të shisnin lëndë narkotike.
Zbulimi i tyre është bërë gjatë kontrolleve rutinë për të parandaluar shpërndarjen e drogës tek të rinjtë në shkolla.
Të arrestuar janë D.A 27 vjeç dhe M.K 22 vjeç.
Njoftimi i policisë
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi dozash kanabisi me peshë 23.6 gr.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të planit të masave për “Identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre” bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– D. A., 27 vjeç dhe M. K., 22 vjeç (të dy banues në Tiranë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rreth orës 12:25 kanë ushtruar kontroll në ambientet përreth një shkolle në Tiranë, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit D. A. dhe M. K., të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike (Cannabis Sativa).
Gjatë kontrollit, u është gjetur një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me peshë 23.6 gr, të cilat u u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.