Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për drogë. Sokol Halili shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit. Ai u kap në flagrancë në lagjen “4 Heronjtë”, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Policia sekuestroi rreth 500 doza kanabisi që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë. Gjithashtu iu sekuestrua edhe një armë gjahu që ku shtetas mbante pa leje në banesë.