Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të humorit, Zef Deda. Në një reagim në rrjete sociale, presidenti shprehet se ndarja nga jeta e aktorit të humorit prek “çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran.”
“Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda! Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran. Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira!”, shkruan Begaj.
/abcnews.al