Lirimi i Jamarbër Malltezit/ Ish-deputeti: Stili i “gjyqtarëve të plepave” vazhdon të jetë prezent

schedule23:44 - 23 Nëntor, 2023

schedule 23:44 - 23 Nëntor, 2023

TIRANË- Ish-deputeti Halit Valteri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News foli për vendimet e fundit ne sistemin e drejtësisë, sa i takon hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Gjykatësja Ilirjan Olldashi vendosi t’i ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Jamarbër Malltezit, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai theksoi se në sistemin e drejtësisë ka edhe drunj të shtrembër, të cilët funksionojnë  me metodën dhe stilin e vjetër të shkollës së “Plepave”.

“Gjithmonë do këtë dru të shtrembër në stivat me dru. Stili i gjyqtarëve të plepave vazhdon të jetë prezent”, tha ai.

Ai komentoi lëvizjet e fundit të Gardës së Republikës, e cila ka shtuar sigurinë për gjyqtaren Irena Gjoka, pas kërcënimeve dhe sulmeve verbale të bëra në adresë të saj.

Sipas Valterit, është mirë që Grada shton masat për magjistratët tanë, sidomos kur bëhet fjalë për ish-kryeministrin, i cili për ish-deputetin ka dhënë provat se mund të vrasë apo të zhdukë persona kur i cenohen interesat e tij.

“Këto masa janë të vonuar, pasi Berisha dhe njerëzit e tij e kanë sulmuar publikisht. Duke pasur një sulm verbal kronik ndaj Irena Gjokës, e cila në fund ka bërë detyrën. Nuk besoj se do ta kërcënojnë fizikisht familjarët e saj, por më mirë është te merren masa shtesë, se Berisha ka treguar  se di të vrasë, dhe të zhdukë njerëz”, tha ai.

Gjykatësja Irena Gjoka, në vendimin e 20 tetorit, caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin.