Lushnje/ Mashtroi gruan e tij se do t’i parashikonte fatin dhe i mori para, 60 vjeçari denoncon shtetasen në polici

schedule13:59 - 23 Nëntor, 2023

schedule 13:59 - 23 Nëntor, 2023

Një 60 vjeçar në Lushnje ka denoncuar në polici një shtetase me pretendimin se ka mashtruar gruan e tij duke i marrë një shumë të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Zhamë.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!