Irani: Izraeli s’ka arritur asnjë nga qëllimet e tij në 40 ditë luftë

schedule12:40 - 23 Nëntor, 2023

schedule 12:40 - 23 Nëntor, 2023

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se Izraeli nuk ka “arritur asnjë nga objektivat e tij” në më shumë se 40 ditë luftë kundër Hamasit.

“Nëse duam të bëjmë një analizë pas 40 ditësh, është se armiku është mundur”, tha Raisi në një fjalim.

Dhe së bashku me “armëpushimin e përkohshëm, duhet të themi se populli palestinez dhe rezistenca kanë korrur një fitore të madhe”.

Izraeli dhe Hamasi kanë njoftuar një marrëveshje armëpushimi që parashikon lirimin e 50 pengjeve në këmbim të lirimit të 150 të burgosurve palestinezë dhe një ndërprerje katërditore të armiqësive.

Megjithatë, armëpushimi do të hyjë në fuqi ditën e nesërme, thanë sot zyrtarët izraelitë mes përleshjeve të vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Pas sulmit të ndërmarrë nga Hamasi kundër Izraelit që shkaktoi luftën më 7 tetor, “sionistët njoftuan se do të pushtojnë Gazën dhe se duan të shkatërrojnë rezistencën, por nuk kanë arritur asnjë nga këto qëllime”, shtoi presidenti iranian. Ai akuzoi sërish “Amerikën dhe Perëndimin se po mbështesin Izraelin me të gjitha forcat”.

“Sot është një ditë e fitores së dinjitetit kundër djallit dhe të gjithë mund ta festojnë”, tha Raisi, vendi i të cilit nuk e njeh ekzistencën e Izraelit dhe mbështet Hamasin palestinez dhe Hezbollahun libanez.

/abcnews.al