Ushtria izraelite: Kemi goditur 300 objektiva në Rripin e Gazës

schedule10:38 - 23 Nëntor, 2023

schedule 10:38 - 23 Nëntor, 2023

Ushtria izraelite, në një përditësim rreth ofensivës ushtarake, tha se ka goditur 300 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se filluan sulmet “nga ajri në ditën e fundit, duke përfshirë shtabet operative, tunele luftarake nëntokësore, depot e IED, vendet e prodhimit të IED dhe pozicionet antitank”.

IDF thotë se shënjestroi zonën rreth Jabalia në Gazën veriore dhe “shkatërroi” një tunel që zbuloi në Beit Hanoun./abcnews.al