Ushtria izraelite ka bombarduar zonat përreth qyteteve kufitare libaneze Shihin dhe Jibbayn.
Sulmi vjen ndërsa Hezbollah njoftoi lëshimin e raketave drejt zonës Sasa në Izrael, shkruan Al Jazeera.
Të mërkurën, Hezbollah njoftoi vdekjen e pesë prej luftëtarëve të saj, duke përfshirë djalin e kreut të bllokut parlamentar të partisë, deputetit Mohammad Raad, i cili u vra në një bastisje izraelite në një shtëpi në Libanin jugor./abcnews.al