Dosja/ Si u zbuluan lidhjet mes anëtarëve të grupit pas sekuestrimit të kokainës në Holandë

schedule21:13 - 22 Nëntor, 2023

schedule 21:13 - 22 Nëntor, 2023

Të tjera detaje janë zbuluar nga hetimet që nisën për arrestimin e ish-drejtuesit të lartë të policsë Tiranë, Erzen Breçani.

Në dosjen e siguruar nga ABC përmendet edhe grupi i kokainës dhe lidhjet për trafikimin e një sasie droge rreth 446 kg e llojit kokainë.

“Në ngjarjen e datës 5 janar 2021, ku rezulton se është sekuestruar një sasi prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Holandë, rezulton se informacioni i ardhur nga Oficeri i Kontaktit pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës është si më poshtë: Ai ka informuar se ishte kontrolluar kontejneri në zonën e quajtur ‘Maasvlakte’ në portin detar të Roterdamit, Holandë. Gjatë kontrollit në kontenier u zbulua një sasi droge si edhe u arrestuar dy shtetas holandezë. Kontejneri rezulton se ishte ngarkuar në portin detar të Guayaquil në Ekuador. Gjatë analizimit të bisedave në Sky Eç, mes Ismail Zenelit me nofkën ‘Daja’, apo ‘Dajloki’ dhe “Transporter”, Eralbi Breçani me nofkën ‘Boli’ ose ‘Toni’, Besmir Murtati me nofkën ‘Kukësi” dhe përdoruesit të paidentifikuar me nofkën ‘Elb’ ose ‘Elb Nissan’, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po kështu evidentohen rolet e secilit për realizimin e trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut në drejtim të portit të Antëerpit, Belgjikë dhe Roterdamit, Hollandë”, thuhet në dosje.

Dosja hetimore e SPAK çoi pas hekurave ish-drejtuesin e lartë të policisë, Erzen Breçanin dhe shpalljen në kërkim të djalit të tij Eralb Breçani si dhe Ervin Matës, për përfshirje në aktivitetin kriminal të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine në Europë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!