Deputeti Agron Gjekmarkaj, emisionin “Real Story” në ABC, komentoi zhvillimet e fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Ai u shpreh se nëse mazhoranca i kthen të drejtat opozitës do të jetë i pari që do të insistojë që të kthehet në normalitet situata.
“Gjyqi për kompleksin Partizani kemi parë të bëhet kudo. Nuk më ngjall që Berisha ka folur për protesta kundër SPAK, por për aksion opozitar kundër Ramës. Pra për çështjen e ngjarjeve që po ndodhin në Parlament. Nuk më është dukur se ka thënë se do të bëjë protesta kundër SPAK, por për një aksion opozitar. Kauza e opozitës në parlament ekziston si e drejtë është apo jo Berisha në krah të saj, kërkohen tre komisioni hetimore që na i jep Kushtetuta, kërkohet zbatimi rigoroz i parlamentit për kryetarin e grupit parlamentar në bazë të votimit, kërkohet kryetari i reformës zgjedhore. Nëse mazhoranca është e gatshme ti rikthejë të drejtat kushtetuese opozitës unë jam i pari që insistoj me forcë që të ketë normalitet, të ulem në karrigen e parlamentit. Ato që po ndodhin atje nuk janë nismë e zotit Berisha, këto janë iniciativë e grupit që quhet grupi i mesit në PD, ka një përkim të rastësishëm me ato që ka ndodhur me SPAK dhe drejtësinë. Për hir të vërtetës në ato tryeza që kam marrë pjesë unë të grupit parlamentar të PD, jemi ulur pa kushte, është folur për aksion opozitar , është ky grupi i mesit që ju rëndom e quani grupi i gaz Bardhit. Pati një iniciativë që të bëhej betejë parlamentare për të fituar të drejtat e opozitës në parlament, mazhoranca mund ta vendosë në provë opozitën nëse i kthehet apo jo normalitet. Këtij shqetësimi, dje i janë bashkuar edhe aleatët SHBA, Anglia, Gjermania dhe sot BE”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/