Vaji i ullirit ‘Made in Albania’ po shkon i gjithi për eksport.
Sipas prodhuesve të vajit rritja e çmimit të vajit ka ulur kërkesën nga qytetasrët shqiptarë dhe ka favorizuar edhe më tepër eksportin.prodhimi i ullirit është përgjysmuar gjatë këtij viti duke ndikuar direkt në rritjen e çmimeve.
Fermerët dhe përpunuesit shprehen se pritshmëritë janë që litri i vajit të ullirit të arrijë deri në 10 mijë lekë të vjetra.
Thatësira në Spanjë e Itali ka shkaktuar ulje të prodhimit të ullinjve dhe të vajit në tregjet europiane.
Kjo ka favorizuar prodhuesit shqiptar të vajit të cilët e kanë cuar vajin për eksport./abcnews.al