Kosova luan sot ndaj Malit të Zi, një sfidë shumë delikate për dardanës. Trajneri Challandes ka zgjedhur 11 lojtarët që do të zbresin nga minuta e parë në fushën e lojës dhe nuk ka shumë ndryshime. Muric starton titullar mes shtyllave, ndërsa mbrojtja me katër përbëhet nga Vojvoda, Kololli, Aliti dhe Rrahmani.
Shala dhe Valon Berisha startojnë para mbrojtjes, ndërsa në sulm janë hedhur plot katër futbollistë. Lider është bomberi Muriqi, i cili do të mbështetet nga Hadërgjonaj, Rashica dhe Celina./abcnews.al
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Berisha, Hadërgjonaj, Celina, Rashica, Muriqi. Trajner: B. Challandes
Mali i Zi: Petkovic, Marusic, Lagator, Simis, Scekic, Vuckevic, Boljevic, Kosovic, Jokovic, Mugosa. Trajner: F. Hadzibekic