Akuzohen për trafik droge dhe sigurim kushtesh për vrasje/ Erzen Breçani dhe tre të tjerët dalin nesër para gjykatës

schedule14:08 - 22 Nëntor, 2023

schedule 14:08 - 22 Nëntor, 2023

Ish drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i krimeve në komisariatin nr.6 Dedian Gjoni, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti, të cilët akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, do të dalin të enjten para GJKKO-së. Seanca do të nisë në orën 09:30, sipas njoftimit për mediat.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim, subjektet: E.B. B. A. D. Gj. B.M. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje do të zhvillohet në datë 23.11.2023 ora 09:30.”, thuhet në njoftim.

Gjykata vendosi arrest me burg për 10 persona që u vunë nën hetim nga operacioni i SPAK, 4 prej të cilëve janë ekzekutuar ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim. Këta persona akuzohen për një sërë veprash penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!