“Foltorja s’e pengon dot drejtësinë”, Kadilli: Berisha gjithmonë i është shmangur. S’mund të krijojë më parti të madhe politike

schedule13:36 - 22 Nëntor, 2023

schedule 13:36 - 22 Nëntor, 2023

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se ish kryeministri Sali Berisha nuk mund ta pengojë drejtësinë që të bëjë punën e saj.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kadilli u shpreh se Berisha gjithmonë i është shmangur drejtësisë dhe është mbrojtur nën flamurin e Partisë Demokratike.

Sipas Kadillit, Berisha nuk mund të krijojë më një parti të madhe politike dhe shtoi se qëndrimet e grupit të tij janë radikale.

“Kujdesi i ndërkombëtarëve për funksionimin e demokracisë nuk ka munguar kurrë. Janë shumë seriozë kur vjen fjala për funksionimin e parlamentit. Opozita po tallet me shqiptarët. Dalloj 3 gjëra të ndryshme. Janë qëndrimet që mbajnë palët e strukturuara të opozitës, rrugët që zgjedhin, dhe çfarë është e ardhmja e tyre. Si qëndrime, PD zyrtare ka pasur qëndrime korrekte, por inekzistente. Politika nuk mjaftohet me qëndrime, por duhet sjellje. Sjellja e PD së Bashës, është inekzistente, e papranueshme. Çdokush që i është afruar Berishës, në atë mbledhje vonohet qëllimsht që të tregojë që është ai kryetari. Qëndrimet e tyre janë radikale, sjellja e tyre është guerrilase. E ardhmja e tyre është rrudhje dhe tkurrje. Zoti Berisha nuk mund të bëjë më parti të madhe politike.

Nuk e pengon dot, sepse drejtësia që po ndodh në Shqipëri, është proces që ka më shumës se 1 dekadë që po ndodh në rajonin tonë. Kjo ndodhi në Bullgari, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, po ndodh edhe në Shqipëri. Leksioni që mori më 14 maj opozita, nuk i mjaftoi. Kjo nuk është opozita që i jep përgjigje qytetarëve. Vota e 14 majit nuk mund të harrohet.

Berisha gjithmonë i është shmangur drejtësisë, është mbrojtur në kurriz të Partisë Demokratike. Kjo është një padrejtësi e madhe që i ka bërë Partisë Demokratike. Kjo nuk bëhet nën flamurin e Partisë Demorkatike. Nuk po akuzoj zotin Malltezi, e vendos drejtësia. Nuk mund t’i fshihesh në një moment drejtësisë. Zoti Berisha duhet të ballafaqohet me drejtësinë si çdo njeri. Nuk ia fal dot që mbrohet nën flamurin e Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë më shumë frikë nga zoti Berisha se nga zoti Rama. Ky është gogoli i politikës shqiptare, i dyti Rama, i treti Meta, i katërti ndoshta Basha”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!