Nicolo Barella dhe Inter do të ecin përsëri së bashku. Pasi mbërriti në Milano në korrik të vitit 2019 nga Cagliari, mesfushori italian është një kandidat për t’u bërë një lider i vërtetë te zikaltërit.
Barella ka një kontratë aktuale me Interin deri në vitin 2026, por duket se është pranë një marrëveshje e re e cila do ta lidhë atë me Interin deri në vitin 2028, me një pagë nga 5 milionë euro, në 6 milionë. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet në fillim të vitit 2024.
Barella është një nga themelet e klubit zikaltër, një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të skuadrës. Ai e ka dëshmuar në çdo ndeshje pothuajse se është një lider në mesfushë dhe se Inter ka një xhevahir në ekip./h.ll/abcnews.al