Dëmtimi me Brazilin, Neymar mungon gjatë!

schedule18:04 - 14 Tetor, 2019

schedule 18:04 - 14 Tetor, 2019

Neymar luajti vetëm 12 minuta në miqësoren mes Brazilit dhe Nigerisë, pasi u largua nga fusha e lojës i dëmtuar. Ylli brazilian pati një problem në kavilje dhe trajneri Tite nuk pati ndërmend të rrezikojë, duke e zëvendësuar menjëherë sulmuesin e PSG-së.

Pas ndeshjes, Tite tha se nuk pati asnjë gjë serioze dhe zëvendësimi i Neymar ishte thjesht për të parandaluar një dëmtim më të rëndë. Megjithatë, rezultatet e analizave të sotme kanë treguar se dëmtimi i Neymar nuk ishte aq i lehtë sa mendohej.

Plot katër javë do të mungojë sulmuesi i PSG-së, duke humbur shumë ndeshje të rëndësishme të tetorit dhe nëntorit. Trajnerit të kampionëve të Francës, Thomas Tuchel, do t’i duhet të mendojë për alternativa të tjera në sulm./abcnews.al