“T’i jepet fund shkeljeve kufitare nga Hezbollahu”/ Ministri i Jashtëm izraelit: Luftë rajonale nëse rezoluta nuk zbatohet!

schedule22:13 - 21 Nëntor, 2023

schedule 22:13 - 21 Nëntor, 2023

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për luftë rajonale, në rast se Rezoluta 1701 e cila bën thirrje për çarmatimin e Hezbollahut nuk zbatohet plotësisht.

“Për hir të stabilitetit rajonal dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, sesioni i ardhshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të miratojë një qasje krejtësisht të ndryshme për t’i dhënë fund shkeljeve të rrezikshme kufitare nga Hezbollahu dhe grupe të tjera terroriste,” tha Cohen duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i dha fund Luftës së Dytë të Libanit në vitin 2006 dhe bëri thirrje për çarmatimin e të gjitha Forcave të Armatosura joshtetërore në Liban. Në të njëjtën kohë, rezoluta kërkonte çlirimin e zonës midis kufirit izraelito-libanez dhe lumit Litani nga të gjitha Forcat e Armatosura, përveç ushtrisë libaneze dhe misionit paqeruajtës të OKB-së UNIFIL. Ato pika të rezolutës nuk u zbatuan kurrë dhe Hezbollahu është kthyer në një milici terroriste të armatosur rëndë, shkruajnë më tej mediat e huaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!