Nuk ka stinë për të vizituar Sarandën.
Edhe pse fundnëntori e me temperatura të ulëta, qyteti bregdetar në jug të vendit vazhdon e pret turistë.
Kjo krocierë me flamurin e Bermudës, ka sjell në Sarandë mbi 300 turist kryesisht, franceze.
Shëtitorja buzë detit ishte ndalesa e parë.
“Eshte shume bukur, me pelqen ambjenti i gjelberuar, shume peme dhe ne fakt shume urbanizim”
“Me pelqen shume natyra por edhe moti. eshte vend i paster dhe urbanistika me ngjan shume me stacionet spanjolle”
Në mesditë temperaturat në Sarandë shkuan 17 gradë por për këta pushues baltik moti është mjaft i ngrohtë.
“Ne jemi nga Letonia, ne vendet baltike eshte shume ftohte ne kete kohe, ndersa ketu temperaturat jane te ngrohta, do te qendrojme 10 dite pervec motit na pelqejne edhe ushqimet”
Kjo krocere, e 26-ta për këtë vit nuk do të jetë e fundit që do të sjellë turistë në Sarandën e bukur përgjatë stinës së ftohtë./abcnews.al