Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu pretendon se Ukraina ka humbur pothuajse 14,000 ushtarë që nga fillimi i muajit. Ai tha se ushtria ruse vazhdon të “shkatërrojë” potencialin sulmues të Forcave të Armatosura të Ukrainës në të gjitha drejtimet.
Shoigu tha gjithashtu se dërgesat e dronëve për Forcat e Armatosura të Rusisë janë rritur 16 herë në krahasim me fillimin e vitit të kaluar.
/abcnews.al