Katër persona, përfshi dy gazetarë, u vranë nga sulmet izraelite në jug të Libanit.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Libanit raporton se sulmi ndodhi pranë qytetit jugor të Tirit. Sulmi u zhvillua rreth 8 kilometra në jug të Tirit dhe 11 kilometra në veri të kufirit me Izraelin.
Negociatat për lirimin e pengjeve nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit janë në një “fazë kritike dhe përfundimtare”.
Marrëveshja do të përfshijë një pauzë shumëditore në armiqësitë, lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Hamasi dhe lirimin e grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në paraburgim izraelit./abcnews.al