VIDEO/ Duhej të qanin, por të pranishmit ia plasin të qeshurës gjatë ceremonisë së varrimit

schedule15:48 - 14 Tetor, 2019

schedule 15:48 - 14 Tetor, 2019

Varrimi i një person është një ngjarje e dhimbshme për familjarët dhe të afërmit që e shoqërojnë atë deri në banesën e fundit, megjithatë gjatë një ceremonie në Irlandë të pranishmit ia kanë plasur të qeshurës.

Ata ishin mbledhur për të dërguar në banesën e fundit veteranin e ushtrisë Shay Bradley, i cili kishte ndërruar jetë pak ditë më parë, teksa një moment nga varri filloi të vinte një zë teksa thoshte: “Hej, më nxirrni nga kjo gropë e zezë, ku më keni futur? Wshtë një prit aty sipër, e shoh atë. Unë jam Shay dhe doja t’ju thoja mirupafshim për herë të fundit”.

Nuk bëhet fjalë për një ngjarje që lidhet me forca të mbinatyrshme apo me faktin se burri mund të ishte futur i gjallë në arkivol, por zëri erdhi prej një mesazhi të regjistruar më parë nga i ndjeri duke dashur që t’ia bëjë më te lehtë ikjen e tij të afërmve, raporton Albeu.com.

Para se të ndërronte jetë ai regjistroi këtë zë duke synuar që gjatë ceremonisë së varrimit, të afërmit të qeshnin krahas të qarës që është normale në raste të tilla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!