Pas rreth 2 orësh, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.
Vetëm disa minuta më parë, tifozët janë nisur drejt “folës së shqiponjave”, stadiumit mitik të Tiranës, “Air Albania”, teksa atmosfera duket të jetë shumë elektrizuese në prag të kësaj sfide me tifozët, që janë grumbulluar së bashku e me flakadanë në duar kanë pushtuar bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. /i.m /abcnews.al