Historia mes kampionëve në fuqi të Italisë, Napoli dhe “yllit” gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia do të vazhdojë për një kohë të gjatë, teksa pavarësisht zërave për interes të fortë nga Reali Madrid, Bayern e Barcelona, “fantazisti” i sulmit pritet të qëndrojë ende në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Presidenti De Laurentiis synon të mbyllë marrëveshjen e re me gjeorgjianin. aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2027, duke rritur gjithashtu pagën e tij, aktualisht e barabartë me rreth 1.4 milionë euro e një gjë të tillë e konfirmoi edhe menaxheri i lojtarit, Mamuka Jugeli.
“Khvicha meriton më shumë dhe së shpejti do të marrë atë që dëshiron dhe De Laurentiis i mban premtimet e tij.Kvara dhe familja e tij janë të kënaqur. Tani ai është në formë dhe këtë sezon po rritet shumë. Në sezonin e tij të parë në Itali i befasoi të gjithë. Vetë ai e priste të kishte një vit të tillë”,- u shpreh menaxheri i lojtarit. /i.m /abcnews.al