Kufiri për të është qielli.
Ky është realiteti për Novak Djokovic, legjendën e gjallë të tenisit që vazhdon të shkruajë historinë.
Pas një jave tepër të vështirë, ai fitoi titullin e fundit të vitit, atë në ATP Finals në Torino të Italisë, në një turne që vlerësohet thuajse si I barabartë me 4 Grand Slam.
Numri 1 i botës vuajti shumë në tri ndeshjet e para duke arritur dy fitore të mundishme e duke u mundur nga Sinner në grup, veçse u transformua në dy pengesat e fundit, pikërisht në dy duelet me koeficient më të lartë vështirësie.
Pas gjysmëfinales së fituar lehtë ndaj rivalit kryesor, spanjollit Carlos Alkaraz, Nole u përsërit në finalen ndaj Sinnerit.
Sukses 2-0 me sete dhe madje me diferencë, 6-3 e 6-3 pa i lënë asnjë mundësi pretendentit të ri.
Tashmë, Djokovic ka 7 tituj në Finalet ATP, duke qenë rekordmen pasi Rodger Federer mbeti i dyti me 6.
Tenisti serb ka edhe rekordet botërore në Grand Slam me 24 tituj dhe në Turnetë Masters me 40.
Jo vetëm kaq, por ai ka më shumë fitore në ndeshjet ndaj rivalëve në 10 vendet e para, si dhe arriti Federerin me 71 tituj në sipërfaqe me çimento.
Djokovic ka 400 javë në krye të renditjes botërore, tepër i shkëputur nga Federeri që arriti në 301, veçse e ka të sigurt vendin e parë të paktën deri në fund të Australian Open, që do të thotë se rekordin do ta shtojë deri në 410 javë apo edhe më shumë./ h.ll/abcnews.al
4️⃣0️⃣0️⃣?
Novak Djokovic has officially reached 400 weeks as world No. 1! ?
What a way to end an incredible season ?@DjokerNole pic.twitter.com/OyMQ04oEDm
— Eurosport (@eurosport) November 20, 2023