Një zjarr ka përfshirë banesën e një 84-vjeçare në fshatin Bathës të Elbasanit. Dyshohet se ka qene një shkëndije në sobën e druve.
Ndërkohë, raportohet se fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases 84 vjeçe.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al