U nxorri gishtin e mesit banorëve, Borchardt: Ju kërkoj ndjesë

schedule13:33 - 14 Tetor, 2019

schedule 13:33 - 14 Tetor, 2019

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka reaguar pas gjestit të pahijshëm që bëri mbrëmjen e së dielës ndaj banorëve të Unazës së Re.

Ngjarja ndodhi teksa këta të fundit qëndronin përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrestimeve që u kryen në përfundim të protestës.

Ambasadori i OSBE-së u nxorri gishtin e mesit personave që ndodheshin aty.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, thotë ambasadori Borchardt në rrjetet sociale.

Pas gjestit të ambasadorit, reagimi i përfaqësuesve të opozitës ishte i menjëhershëm. Në një lidhje direkte për Abc News, ish-deputeti Flamur Noka e konsideroi veprimin e ambasadorit të neveritshëm dhe të turpshëm.

Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri thirrje PD-së që të ndërpresë sulmet ndaj ambasadorëve.

/abcnews.al