Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari, në një konferencë për shtyp, theksoi se Hamasi ka kryer krime lufte në spitale. Ai tha se grupi islamik ka fshehsur dhe vrarë pengjet izraelite në spitalin al Shifa.
“Hamasi po fshihej dhe po vriste pengjet tanë në spitalin Shifa. Hamasi po ndërtonte tunele terroriste nën spitalin Shifa,” tha Hagari duke shtuar se një peng u mbajt në qytetin e Gazës pranë spitalit al Shifa.
Hagari tregoi edhe një video ku pretendon se Hamasi merr dy pengje, të dy shtetas të huaj, brenda al Shifa. “Nuk e dimë se ku janë ata”, u shpreh ai duke shtuar se spitali u përdor si “bazë terroriste”./abcnews.al