E fundit: Allmuça largohet, Dinamo mbetet pa trajner

schedule12:48 - 14 Tetor, 2019

schedule 12:48 - 14 Tetor, 2019

Erzeni dhe Burreli ishin ekipet e para që mbeten pa trajnerë, ndërkohë që kur janë luajtur katër javë kampionat, ka shkuar në tre numri i trajnerëve të larguar. Gentian Begeja u shkarkua nga klubi i Erzenit, pas humbjes me Shkumbinin, Gentian Stojku u dorëhoq nga Burreli dhe tanimë është radha e Igli Allmuçës.

Ai ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Dinamon dhe klubi kryeqytetas e ka falënderuar për bashkëpunimin. Allmuça e kishte kërkuar më parë dorëheqjen, por iu refuzua. Tanimë klubi i Dinamos e ka bërë zyrtare largimin e tij.

Blutë e kryeqytetit e kanë nisur në mënyrën më të keqe kampionatin. Ata kanë marrë vetëm një pikë në katër javë dhe renditen në vendin e parafundit në grupin A të Kategorisë së Parë. Nuk është ndonjë surprizë e madhe, kur sheh që nga Dinamo u larguan shumica e lojtarëve të sezonit të shkuar. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B3mHlyLAEGG/?igshid=1x9vd7ek49qwt