Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë komentuar gjestin e ambasadorit të OSBE-së, Berndt Borchardt, mbrëmjen e së dielës drejtuar banorëve të Unazës së Re të cilët qëndronin përpara drejtorisë së policisë.
Gazetarja Esiona Konomi ka raportuar për abcnews.al qëndrimet e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
“Nuk e njoh atë gjest e nuk i kuptoj ato pamje. S’mund të bëhemi paragjykues”, është shprehur deputetja e PS-së, Ermonela Felaj. Ndërsa deputeti Ervin Bushati është shprehur se nuk i ka parë fare pamjet, ku ambasadori Berndt Borchardt u nxjerr gishtin e mesit protestuesve që qëndronin përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Nga ana tjetër deputetët e opozitës janë shprehur të ashpër me veprimin e ambasadorit.
“Pamje fyese dhe të papranueshme”, ka thënë Alban Zeneli.
“OSBE të ikë. E ka mbaruar misionin. Gjeste të papranueshme nga ana e ambasadorit”, është shprehur deputeti Lefter Maliqi./abcnews.al