Kombëtarja U17 është “turpëruar” mesditën e kësaj të shtune, teksa është mundur me rezultatin e “frikshëm”, 6 me 1, nga Republika Çeke, në përballjen e vlefshme për xhiron e 2-të, të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian për moshat U17.
Çekët arritën të dominonin tërësisht sfidën, teksa vetëm në pjesën e parë arritën të shënonin plot 4 herë, në portën e Tahos, falë Kolarik, Poturnay, Slonci e Moudry, në minutat 14’, 30’, 40’ e 45+1’. Në pjesën e dytë çekët shënuan edhe 2 herë të tjerë, falë Kolarik e Sosna, në minutat 60’ e 90+1’, ndërsa golin e nderit për “kuqezinjtë” e vegjël e shënoi Matias Gici.
Falë këtij rezultati Kombëtarja e drejtuar nga tekniku Ardi Behari mbetet po në vendin e fundit të renditjes, kësaj radhe me një golavarazh katastrofik dhe në përballjen e radhës së këtij grupi do të ketë si kundërshtar, moshat e Malit të Zi. /i.m /abcnews.al