VIDEO/ Italia shpreson ende për kualifikim, Polonia mbetet jashtë “EURO 2024”

schedule22:44 - 17 Nëntor, 2023

schedule 22:44 - 17 Nëntor, 2023

Italia ka marrë një fitore në shtëpi me shifrat 5-2 ndaj Maqedonisë të Veriut. Italia shënoi tre gola që në pjesën e parë, madje edhe humbi një penallti. Për të kaltërit e Spallettit shënuan Darmian, Raspadori, El Sharaawy dhe Chiesa dy herë.

Në të dytën, maqedonasit shënuan dy herë me Atanasov, duke i vendosur në vështirësi italianët. Me këtë fitore, Italia renditet tashmë në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje të fundit për të luajtur.

Danimarka gjithashtu ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi ndaj Sllovenisë me shifrat 2-1. Nordikët me këtë fitore renditen në vendin e parë me 22 pikë.

Anglia ka marrë një fitore modeste me shifrat 2-0 ndaj Maltës.

Ndërsa ndeshja e grupit tonë, ajo mes Polonisë dhe Çekisë, ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Për polakët kjo ishte ndeshja e fundit në grup dhe kështu nuk mund të kualifikohen për në fazën tjetër, pasi renditen në vendin e tretë me 11 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat Itali-Maqedoni e Veriut

Shikoni golat Poloni-Çeki

Shikoni golat Angli-Maltë

Shikoni golat Danimarkë-Slloveni

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!