Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Tempe të Greqisë, gjendet kutia e zezë e trenit Intercity 57

schedule17:04 - 17 Nëntor, 2023

schedule 17:04 - 17 Nëntor, 2023

Kutia e zezë e trenit të pasagjerëve që u përplas me trenin tregtar mbrëmjen e 28 shkurtit në Tempe të Greqisë, u gjet mes rrënojave të vagonëve të mbajtur në një zonë të projektuar posaçërisht në depon e OSE-së në Koulouri.

Megjithatë, raportohet se regjistruesi është dëmtuar rëndë dhe nuk besohet nëse mund të nxirret ndonjë informacion prej tij.

Kujtojmë se nga vendi i përplasjes në Tempe u gjet vetëm regjistruesi i trenit tregtar, nga i cili teknikët nga Genova dhe Athina që e ekzaminuan pranverën e kaluar nuk arritën të nxirrnin asnjë të dhënë pasi ishte dëmtuar pas përplasjes.



Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 28 Shkurtit, ku humbën jetën dhjetëra persona./abcmews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!