VIDEO/ Tifozët shqiptarë janë gati, atmosferë festive në Moldavi

schedule16:30 - 17 Nëntor, 2023

schedule 16:30 - 17 Nëntor, 2023

Tifozët shqiptarë, ashtu si gjithmonë, kanë shkuar për të përkrahur kombëtaren në ndeshjen ndaj Moldavisë.

Pak kohë para fillimit të ndeshjes që mund të na çojë në Gjermani edhe me 1 pikë, tifozët kuqezi janë mbledhur në Moldavi duke kënduar e festuar, përpara se të nisen në stadium.

Shqipëria do të ndeshet ndaj Moldavisë në orën 18:00, në shtëpinë e këtyre të fundit, ku me një pikë minimalisht, ne kualifikohemi menjëherë për në Euro 2024, për herë të dytë në histori./h.ll/abcnews.al