Ka rënë në prangat e policisë i riu që aksidentoi me kamionçinë një 15-vjeçar në fshatin Ngurrëz të Lushnjes. Mësohet se 27-vjeçari është banues në Lezhë. Sakaq, i mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekësve.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin, 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Ngurrëz, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, që po lëviste me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al