Analisti Skënder Minxhozi thotë se faji kryesor i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është që krijoi pritshmëri te qytetarët në lidhje me dialogun me Serbinë, por në fund pranoi draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se pritshmëritë që krijoi Kurti, sot po ridemsionohen.
“Faji kryesor, për mendimin tim, i Albin Kurtit në këtë histori shumë delikate, është; përse ti i krijove pritshmëri qytetarëve të tu, kur ti zbrite këtu? Përse ti kur hyre në ditën e parë në zyrën e qeverisë the, dialogu është në vendin e gjashtë të prioriteteve? Pritshmëritë që krijoi Kurti, sot po ridemsionohen. Që të marrësh një shtet, do duhet të japësh diku diçka. Shteti i dytë shqiptar në Ballkan, e ka edhe këtë pilulë të hidhur. Do e gëlltisësh sepse nuk është e mundur që një kryeqytet evropian, i vetmi, pas Luftës së Dytë Botërore, u godit ashtu siç ne e dimë, dhe të mos goditej edhe pala shqiptare.
Shikoni ku e keni Hashim Thaçin. Ata janë aty jo vetëm për atë që ata pretendohen se e kanë bërë, por nga ana tjetër,janë aty edhe në emër të një ekulibrizmi të madh, loje gjeopolitike që luhet. Është momenti që shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët bashkë, për të marrë shtetin e dytë në Ballkan, të paguajnë një haraç “x”. Mos harrojmë që edhe pala tjetër është duke paguar një haraç “y”. ka 20 vjet që vazhdon paguan”, theksoi ai./abcnews.al