Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha, ka dhënë një intervistë median kroate, “Jutarnji List”. Trajneri slloven i “Dardanëve” ka folur për shumë gjëra, nga situata që prodhoj ndeshja e fundit me Izraelin dhe si dhe shanset për kualifikim të Kosovës. Gliha e ka konfirmuar se ekipi i Izraelit ka qenë i shqoëruar me policë izraelitë, gjë e cila ndodh në çdo transfertë që ata luajnë.
“Kam luajtur për tre vite në Izrael. E di mentalitetin dhe të menduarit e tyre, si dhe kujdesin e tyre. Unë e di se si është jeta në Izrael. Për mua, organizimi i ndeshjes ishte spektakolar. Në të gjitha nivelet, nga dita para ndeshjes, në ditën e ndeshjes dhe pas saj. Një gjë e tillë mund të përjetohet ndoshta disa herë në jetë. Gjithçka funksionoi në mënyrë perfektë.
Sigurisht që ka pasur polici izraelite, kështu është gjithmonë kur luan Izraeli, gjithmonë ka bashkëpunim me vendin ku luan kombëtarja e tyre. Në fund të fundit, si pala kosovare ashtu edhe ajo izraelite po vërshonin me lëvdata për organizimin e ndeshjes. E dija që nuk do të kishte probleme, sepse ky është mentaliteti i kosovarëve”, u shpreh fillimisht trajneri i Përfaqësues Gliha.
Ai tha se fërshëllimat kur luhet himni i çdo ekipi janë prezentë në çdo stadium pothuajse, por duke qenë se ka luajtur në Izrael dhe ka shumë miq atje, Gliha shtoi se ka marr urime nga miqtë izraelit për ndeshjen.
Trajneri sqaroi edhe mungesën e Amir Rrahmanit, por nuk e përmendi Edon Zhegrovën dhe Leart Paqaradën.
“Ndaj Izraelit kisha pesë lojtarë nga elita e futbollit të Kosovës. Asnjëherë në historinë e Përfaqësueses së Kosovës nuk ka ndodhur që 80 për qind e ekipit që ka luajtur një ndeshje të ketë lindur në Kosovë dhe të luajë në ligën vendase. Na ka munguar shumë Amir Rrahmani. Ai është një lojtar i madh, i saktë, mund ta shihni që ka jetuar në Kroaci për shumë vite. Ka kulturë dhe sjellje të shkëlqyer, sjellje prej zotërie dhe etikë.
Por me këta djem që luajtën shkëlqyeshëm, ne duhet të kishim shënuar shumë gola më shumë kundër Izraelit. Kemi pasur pesë situata ‘një me një me portierin’. Portieri izraelit Glazer ishte i mrekullueshëm, nuk kam parë portier më të mirë për një kohë të gjatë. Ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Dhe ne ishim të shkëlqyer, në fushën me baltë luanim me dy ose tre prekje më së shumti, ishte një shpejtësi e madhe loje”, vijoj më tej Gliha.
Ai tregon se cila ndeshja e solli Kosovën në këtë pikë, ku kualifikimi është pothuajse mision i pamundur.
“Sikur të kishim fituar, le t’i quajmë ‘pikë normale’, kundër Andorrës ishte barazim, humbëm dy pikë dhe po të kishim luajtur vetëm barazim me Bjellorusinë do të kishim tre pikë më shumë, kështu që tani do të ishim tre pikë pas Rumanisë së parë, do të kishim qenë në lojë për Europian. Pastaj edhe në Rumani një barazim, ata do të kishin 14 pikë, ne do të kishim 11… Dhe ne do të ishim përsëri në lojë. Unë e mora ekipin kur kishim tre pikë nga katër ndeshje. Këto dy ndeshjet e fundit po i luajmë për renditje”, përfundoi Gliha./ h.ll/abcnews.al