Janë mbyllur dhe sfidat e orës 21:00, të vlefshme për kualifikueset e Euro2020, përballje ku nuk ka pasur asnjë rezultat surprizë. Gjermania ka triumfuar pastër 0-3 në transfertë përballë Estonisë, edhe pse me 10 futbollistë.
Emre Can la “Pancerat” me 10 futbollistë që në minutën e 14-të, por djemtë e Low nuk e kishin të vështirë të fitonin. Dy gola nga Gundogan dhe një rrjetë e Timo Werner i dhanë fitoren ekipit gjerman.
Triumf ka marrë dhe Polonia, por Robert Lewandowski nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Megjithatë, sulmuesi i Bayern ishte instrumental për skuadrën e tij, duke dhuruar të dy asistet në atë fitore 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut.
Austria ka mposhtur 0-1 në transfertë Slloveninë, ndërsa Uellsi dhe Kroacia janë ndarë në barazim 1-1. Kroatët shënuan fillimisht me Vlasin (9’), por Gareth Bale në fundin e pjesës së parë barazoi gjithçka dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë./abcnews.al
Euro2020, kualifikuese
Estoni – Gjermani 0-3
Gundogan 52’ 58’, Werner 71’
Slloveni – Austri 0-1
Posch 21’
Poloni – Maqedoni e Veriut 2-0
Frankoëski 74’, Milik 80’
Uells – Kroaci 1-1
Bale 45+3’ / Vlasic 9’